i denuar dy here per vjedhje ekstradohet nga gjermania nje 20 vjecar 68c7c3460005f

I dënuar dy herë për vjedhje, ekstradohet nga Gjermania një 20-vjeçar

September 15, 2025
1 minut lexim

Një 20-vjeçar, i dënuar dy herë për vjedhje në kryeqytet, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri.

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Wiesbaden dhe Interpol Romës, u finalizuan procedurat e ekstradimit.

Shtetasi Francesko Berisha, lindur në Tiranë, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg në vitin 2021 dhe 6 muaj në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja”.

Ekstradohet nga Gjermania, një 20-vjeçar i dënuar 2 herë, për vjedhje në kryeqytet.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Romës dhe të Interpol Wiesbaden, u finalizuan procedurat e ekstradimit nga Italia dhe nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetasve

-F. B., 20 vjeç, lindur në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar dy herë, përkatësisht me 8 muaj në vitin 2021 dhe 6 muaj burgim në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja””, thuhet në njoftimin e policisë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kur pritet te perfundojne deshmite e mbrojtjes ne hage 68c7c2a38bc5c
Lajmi i mëparshëm

Kur pritet të përfundojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë?

treni rus hidhet ne ere nje tjeter del nga shinat mes nje serie sulmesh me disa te vdekur 68c7c3b377fc5
Lajmi i radhës

Treni rus ‘hidhet në erë’, një tjetër del nga shinat – mes një serie ‘sulmesh’ me disa të vdekur

Të fundit nga

ShkoLartë