i bindur ne fitore absolute te koalicionit qeveritar mickoski ne keto zgjedhje zgjidhni mes shkaterrimit 20 vjecar dhe ndertimit te se ardhmes 6899c7aa9b433

I bindur në fitore absolute të koalicionit qeveritar, Mickoski: Në këto zgjedhje zgjidhni mes shkatërrimit 20-vjeçar dhe ndërtimit të së ardhmes!

August 11, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se kjo qeveri dhe koalicioni qeverisës kanë fituar më shumë se 600 mijë vota dhe do të jenë fitues absolut të zgjedhjeve lokale.
Mickoski tha se sa i përket fushatës pret që të fokusi të jetë tek projektet, por që BDI, po zbaton politika që i kthen qytetarët 25-30 vite pas.
“Pres që fushata të jetë një fushatë që do të fokusohet në projekte, por është e qartë që një parti politike, para së gjithash mendoj për BDI-në, e cila, në vend që të flasë për projekte dhe për të ardhmen, na kthen 25–30 vite pas dhe imponon tema të tilla. Së bashku me struktura të caktuara në opozitë, ata po përpiqen të krijojnë një atmosferë në shoqëri ku, kur njerëzit të dalin për të votuar, t’u thuhet të kenë kujdes për kë votojnë. Duke imponuar tema nga 25–30 vite më parë, ata duan të barazojnë BDI-në me VLEN-in. Duke i barazuar, thonë ‘edhe këta vjedhin, këta janë vetëm më pak nacionalistë’, duke menduar se në këtë mënyrë do të harrojmë gjithë atë grabitje që ka ndodhur në dekadat e fundit. Ata mendojnë se nëse qytetarët nuk votojnë për VLEN-in, atëherë ata do të jenë fitues absolutë dhe do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme,” tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Sipas tij, kandidatët që ofron BDI janë ata që i detyruan shqiptarët të largohen nga Maqedonia, ndërsa ata që ofron koalicioni qeverisës janë figura që duan ta ndërtojnë të ardhmen së bashku.
“Në këto zgjedhje, qytetarët po zgjedhin mes një koncepti që për 20 vite e ka shkatërruar Maqedoninë dhe atyre që duan të ndërtojmë së bashku një të ardhme,” theksoi Mickoski.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

daut beqiri e nisi fushaten uragani i quajtur haracine fillon punen foto 6899c7a6f3dd5
Lajmi i mëparshëm

Daut Beqiri e nisi fushatën: Uragani i quajtur Haraçinë fillon punën! (FOTO)

mickoski fushata te jete per projekte konkrete jo per te kaluaren 6899cc9410b15
Lajmi i radhës

Mickoski: Fushata të jetë për projekte konkrete, jo për të kaluarën

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë