i beri atentat boksierit arjon kajoshi kush eshte 28 vjecari qe u vu ne pranga 68cd0837c4c41

I bëri atentat boksierit Arjon Kajoshi, kush është 28-vjeçari që u vu në pranga!

September 19, 2025
min lexim

Alban Bruçi, i riu që u vu në pranga nga policia është një emër i njohur për policinë. Ai dyshohet se është autori i atentatit ndaj boksierit Aron Kajoshi, ngjarje e ndodhur një vit më parë, në shtator 2024.
Dyshohet se Alban Bruçi qelloi  me armë zjarri Range Rover-in ku udhëtonte boksieri si shenjë hakmarrje. Ndërkohë babai i autorit të dyshuar është dhunuar me pare dhe autor i dyshuar është vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi.

Ky i fundit është në kërkim nga policia prej asaj kohe. Në 3 Qershor 2024 u raportua se Vladimir Bruçi u dhunua pranë së banesës së tij.

Arrestimi i Alban Bruçit

Alban Bruçi u vu në pranga nga policia së bashku me një person tjetër qe e shoqeronte, shtetasi Arjan Sardi.

Gjatë kontrollit fizik, Alban Bruçit iu gjetën një shumë parash, 3 celularë, 1 kartë SIM dhe 1 kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Arrestimit 

Kapet në rrugën “Teodor Keko” dhe vihet në pranga një 28-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë për vrasje me paramendim dhe për armëmbajtje pa leje.

Në momentin e ndalimit, 28-vjeçari posedonte një kartë identiteti italiane false.

Vihet në pranga dhe shtetasi që shoqëronte dhe transportonte 28-vjeçarin, me motomjet.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 67”, gjatë të cilit u kap në rrugën “Teodor Keko” dhe u vu në pranga shtetasi:

-A. B., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim me vendimin e vitit 2024, të Gjykatës së Shkodrës, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasi A. B. iu gjetën një shumë parash, 3 celularë, 1 kartë SIM dhe 1 kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga, për përkrahje të autorit të krimit, shtetasi A. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqëronte shtetasin A. B., në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë. Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. S. transportonte shtetasin A. B., me motomjet, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shtetasit e kapur iu dorëzuan Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër që bëri ekzekutimin e urdhrave për ndalimin e shtetasit A. B. dhe arrestimin e shtetasit A. S..

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Atenati ndaj boksierit

Atentati ndaj Arjon Kajoshit ndodhi mesditën e 7 shtatorit 2024 rreth orës 12:30 në lagjen Partizani në Shkodër kur i riu po kthehej nga stërvitja.

Nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa mjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale S. K..

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K. Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia ne ate kohe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti me diell temperature deri ne 30 grade 68cd06d28f3cd
Lajmi i mëparshëm

Moti me diell, temperature deri në 30 gradë

dalin detaje te reja te skandalit qe po trondit nba ne 68cd0893bc3ef
Lajmi i radhës

Dalin detaje të reja të skandalit që po trondit NBA-në

Të fundit nga

ShkoLartë