i akuzuar per evazion fiskal 55 vjecari serb kapet teksa tentonte te hynte ne shqiperi i kerkuar edhe nga autoritetet gjermane 68b6d7010da9b

I akuzuar për evazion fiskal, 55-vjeçari serb kapet teksa tentonte të hynte në Shqipëri – i kërkuar edhe nga autoritetet gjermane

September 2, 2025
1 minut lexim

Një 55-vjeçar serb është arrestuar teksa ka tentuar të futej në territorin shqiptar, ndërsa ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për evazion fiskal.

Policia kufitare në Morinë sqaron se shtetasi G.S, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve.

Nderkohe Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit.

Njoftimi: 

Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, për krime ekonomike, ndalohet 55-vjeçari serb.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje, shtetasin serb G. S., 55 vjeç.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

limani viziton llakavicen prezanton investimet ne shkolle dhe infrastrukture 68b6d5930dbf3
Lajmi i mëparshëm

Limani viziton Llakavicën, prezanton investimet në shkollë dhe infrastrukturë

tuchel zbulon arsyen pse mungon ylli i real madrid 68b6d754bcb5c
Lajmi i radhës

Tuchel zbulon arsyen pse mungon ylli i Real Madrid

Të fundit nga

ShkoLartë