hyseni rreth dy milione sherbime shendetesore jane ofruar per qytetaret e gjilanit me 2025 6968f5ef2da40

Hyseni: Rreth dy milionë shërbime shëndetësore janë ofruar për qytetarët e Gjilanit më 2025

January 15, 2026
1 minut lexim

Rreth dy milionë shërbime shëndetësore janë ofruar për qytetarët gjatë vitit 2025 nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan, qendrat e mjekësisë familjare dhe ambulancat mjekësore familjare në gjithë komunën.

 Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tregon për shërbimet shëndetësore të ofruara gjatë vitit 2025 në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” – Gjilan. 

“Gjatë vitit 2025, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan ka ofruar një numër të madh shërbimesh shëndetësore për qytetarët, duke garantuar kujdes të vazhdueshëm, cilësor dhe të barabartë për të gjithë”, tha Hyseni.

 I pari i komunës, tregoi se vizita nga mjekët familjarë ishin 239 mijë e 902. Shërbime infermierore në MF ishin 454 mijë e 759. Kujdestari ishin 151 mijë e 82. Urgjenca kishte 12 mijë e 82. Vaksinime ishin 19 mijë e 320. Në Stomatologji u kryen 30 mijë e 376 shërbime.

 Derisa nga kujdesi shtëpiak – Patronazha janë kryer 28 mijë e 510 vizita. Mamografi  925. Ultrazëri i gjirit 203 dhe PAP-testi 999.

 Kryetari i Gjilanit, tregoi se analiza laboratorike janë kryer 292 mijë e 980. Qendra e  Diabetit, kishte 8 mijë e 660 shërbime. Vizita në shtëpi për gra shtatzëna dhe fëmijët 0–3 vjeç ishin 1 mijë e 662. Klasa për nëna ishin 2 mijë e 5.

 Derisa tregoi edhe për shërbime të tjera shëndetësore që ishin 4 mijë e 420. Shërbime administrative-mjekësore 466 mijë e 76.

 Kryetari Alban Hyseni tregoi se totali i shërbimeve gjatë vitit 2025 ishte 1 milion e 928 mijë e 818.

 “QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor për qytetarët e Gjilanit”, tha Alban Hyseni. 

Kryetari, falënderoi  stafin shëndetësor për përkushtimin dhe profesionalizmin, si dhe për qytetarët për besimin e treguar.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

turqia kundershton veprimet ushtarake ndaj iranit 6968f503450fc
Lajmi i mëparshëm

Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit

bella hadid shkelqen ne premieren e serialit the beauty 6968f71164385
Lajmi i radhës

Bella Hadid shkëlqen në premierën e serialit “The Beauty”

Të fundit nga

Linjat ajrore evropiane shmangin Iranin

Linjat ajrore evropiane ndryshuan itinerarin duke shmangur hapësirën ajrore të Iranit dhe Irakut, pavarësisht se Republika Islamike njoftoi rihapjen e saj. Këtë të enjte, sipas faqeve të internetit të ndjekjes së fluturimeve,
ShkoLartë