hyseni puna e bere dhe investimet ne lipovice e burince po japin rezultate 687df6ae70200

Hyseni: Puna e bërë dhe investimet në Lipovicë e Burincë po japin rezultate

July 21, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar fshatrat Lipovicë dhe Burincë, në malësinë e Karadakut, ku është takuar me banorët lokalë për të dëgjuar nga afër shqetësimet, sfidat dhe nevojat e tyre.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës Hyseni theksoi rëndësinë e investimeve të bëra në këto zona rurale dhe ndikimin e tyre pozitiv në jetën e përditshme të banorëve.

“Kaluan një ditë të jashtëzakonshme me banorët e Lipovicës dhe Burincës, të cilët me përkushtim e punë po ndërtojnë të ardhmen e tyre në këto fshatra. Biseduam për sfidat dhe nevojat e zonës, ndërsa morëm mirënjohje dhe mbështetje për punën e bërë  nga infrastruktura rrugore e deri te mbështetja për bujqësi”, deklaroi Hyseni.

Ai gjithashtu shtoi se përkrahja dhe besimi i qytetarëve janë motivim shtesë për vazhdimin e punës drejt zhvillimit të qëndrueshëm të gjithë territorit të Gjilanit.

“Mbështetja e sinqertë e banorëve na jep forcë të punojmë edhe më shumë për Gjilanin që duam të gjithë”, tha në fund Hyseni.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

BDI RECICE
Lajmi i mëparshëm

BDI: Largimi i 155 motrave medicinale nga Spitali i Tetovës është akt i turpshëm diskriminues dhe politikisht i motivuar

mora fjale kendohet ne breke nga egli reagon ashper albina 687df7db19391
Lajmi i radhës

‘Mora fjalë’ këndohet në brekë nga Egli, reagon ashpër Albina

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë