hyseni perkujton veprimtarin pajazit zymberi 68e1478f4d3af

Hyseni përkujton veprimtarin Pajazit Zymberi

October 4, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative, i cili ka përkujtuar dhe nderuar jetën e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Pajazit Zymberi.

Hyseni theksoi se Zymberi i kushtoi gjithë jetën luftës për liri dhe pavarësi, duke marrë pjesë në Ballin Kombëtar që nga viti 1969 dhe më pas në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 121 gjatë Betejës së Pashtrikut.

Ai u shpreh se kontributi i Zymberit, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, përbën një shembull frymëzues për brezat e rinj dhe një dëshmi të përkushtimit të palëkundur ndaj idealit të lirisë së Kosovës.

Statusi i plotë:

Sot në Gjilan mbajtëm një mbledhje komemorative për të kujtuar dhe nderuar jetën e veprimtarit të çështjes kombëtare, Pajazit Zymberi njeriut që gjithë jetën ia kushtoi luftës për liri dhe pavarësi. 

Nga anëtarësimi në Ballin Kombëtar në vitin 1969 e deri te rreshtimi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 121 gjatë Betejës së Pashtrikut, Pajazit Zymberi mbeti i palëkundur në idealin e tij për lirinë e Kosovës.

Në diasporë, ishte pjesëmarrës në demonstratën e parë të vitit 1981 me Kadri Zekën, një zë i fuqishëm i kauzës shqiptare në Zvicër e Kroaci, dhe një nga kontributorët e parë të fondit “Vendlindja Thërret”.

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tjeter aksion i ikmt ne theth rama kush nderton pa leje investon per belane e vet 68e145736482b
Lajmi i mëparshëm

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

nga puna praktike ne pune me orar te plote si ta realizoni 68e148b4b061f
Lajmi i radhës

Nga puna praktike në punë me orar të plotë, si ta realizoni?

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë