hyseni deri ne perfundim te ketij mandati synojme te perfundojme 90 te premtimeve 68929e356bdb1

Hyseni: Deri në përfundim të këtij mandati synojmë të përfundojmë 90% të premtimeve

August 6, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se katër vitet e ardhshme të qeverisjes komunale do të jenë një vazhdimësi e sukseseve të deritanishme, por me një intensitet më të madh dhe përmirësim të gabimeve nga e kaluara.

Hyseni ka folur për projektet aktuale dhe ato të planifikuara për të ardhmen, të cilat kapin një vlerë prej mbi 45.78 milionë euro.

Sipas tij, projektet kryesore janë:

Stacioni i autobusëve – 1 milion euro, pritet të përfundojë këtë vit;

Qendra e qytetit – 2 milionë euro, gjithashtu përfundim brenda këtij viti;

Zgjerimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” – 2.4 milionë euro;

Qendra ditore për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina – 2.5 milionë euro;

Salla e sportit – 2.9 milionë euro, përfundon këtë vit;

Shkolla e Mjekësisë – 3.3 milionë euro;

Banimi i përballueshëm social – 4.5 milionë euro, në bashkëpunim me disa komuna të tjera;

Stadiumi i qytetit – 12 milionë euro.

Po ashtu, ai bëri të ditur se janë nënshkruar edhe shumë projekte të reja, të cilat do të realizohen në periudhën në vazhdim.

“Besoj që deri në përfundim të këtij mandati do të përmbushim 90% të premtimeve tona”, theksoi kryetari Hyseni.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kushton gjysme milioni por u shit menjehere bmw speedtop mahnit boten 689296f192e73
Lajmi i mëparshëm

Kushton gjysmë milioni, por u shit menjëherë – BMW Speedtop mahnit botën

shtrohen ne spital francis coppola muajt e fundit regjisorit te kryevepres the godfather i ishin shfaqur problemet e zemres 68929f61036b9
Lajmi i radhës

Shtrohen në spital Francis Coppola, muajt e fundit regjisorit të kryeveprës “The Godfather” i ishin shfaqur problemet e zemrës

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë