hyne ne banese vodhen nje shume parash dhe rrahen ciftin e te moshuarve ende te pa identifikuar autoret e grabitjes ne finiq 68c7de54ef4f0

Hynë në banesë, vodhën një shumë parash dhe rrahën çiftin e të moshuarve, ende të pa identifikuar autorët e grabitjes në Finiq

September 15, 2025
1 minut lexim

Një grabitje ka ndodhur pak pas mesnate në Finiq, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e një çifti të moshuarish dhe kanë marrë një shumë parash.

Sipas njoftimit paraprak nga policia, autorët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të zotit të shtëpisë Spiro  Kalivioti , 78 vjeç, dhe bashkëshortes së tij Dhespo Kalivioti , 79 vjeçe, gjatë kryerjes së grabitjes. Ende nuk dihet shuma e saktë e parave të vjedhura.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

KSHZ 1
Lajmi i mëparshëm

Tetëmbëdhjetë kandidatë të regjistruar për garën zgjedhore për kryetar të Shkupit

ancelotti i jep ultimatum neymarit 68c7deb73c7ca
Lajmi i radhës

​Ancelotti i jep ultimatum Neymarit

Të fundit nga

Mungon avokati, shtyhet gjyqi i Veliajt

Shtyhet në datë 19 janar gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të tjerëve. Shkak u bë mungesa e avokatëve. Avokatja e caktuar kryesisht për Veliajn, Valentina Todoreskut ndodhet jashtë vendit,
ShkoLartë