Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka folur së fundmi për disa nga ish-banorët e shtëpisë, duke treguar se disa prej tyre e kanë zhgënjyer pas përfundimit të spektaklit.
Ajo ka treguar se pas daljes nga formati ka dëgjuar deklarata nga disa ish-konkurrentë që nuk i kanë pëlqyer dhe që, sipas saj, kanë qenë të papritura.
Prezantuesja përmendi Labinot Rexhën, duke thënë se disa komente të tij pas spektaklit e kanë zhgënjyer.
“Kur kam dalë jashtë më kanë zhgënjyer disa persona, një nga ta është Labinot Rexha me disa deklarata qesharake që ka bërë. Por, nuk më habit, sepse edhe atje brenda po qesharake i kishte deklaratat”, tha ajo.
Në të njëjtën kohë, u ndal edhe te një deklaratë e bërë nga Arditi, të cilën e ka quajtur të pakuptimtë.
Sako shtoi gjithashtu se e ka mërzitur edhe qëndrimi i Benitës.
“E kam deklaruar edhe për Arditin, për një deklaratë që ka bërë, të pakuptimtë, unë akoma nuk e kam kuptuar se si e ka nxjerrë Arditi nga goja atë koment. Qëndrimi i Benitës më ka mërzitur”, theksoi mes tjerash.
Burimi: botasot.info


