husejn bajrami paguan 26 mije euro per rrugen qe mundeson qasjen ne xhamine e tabanocit kumanove 6ad7af2dc1e57

Husejn Bajrami paguan 26 mijë euro për rrugën që mundëson qasjen në Xhaminë e Tabanocit, Kumanovë

October 20, 2026
1 minut lexim
balline

Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc.

Marrëveshja për blerjen u nënshkrua më 19 tetor 2026, në prani të myftiut të Kumanovës, h. Abedin ef. Imeri, dhe anëtarëve të familjes Selmani nga Llojani.

Rruga ka një sipërfaqe prej 529 metrash katrorë, me gjerësi prej shtatë metrash, ndërsa vlera e blerjes arrin në 26.450 euro, shumë e paguar nga Husejn Bajrami.

Muftinia e Kumanovës e falënderoi z.Bajrami për këtë kontribut, si dhe familjen Selmani për bashkëpunimin, duke shprehur lutjen që kjo vepër të pranohet si sadaka dhe të shpërblehet me të mira.

967e256c ee71 409e aa89 6468766ef130 0dac11a4 ed09 4a31 a685 88857a30a982

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne iran shtohen thirrjet per prodhimin e armeve berthamore 6ad7aeda9c6d8
Lajmi i mëparshëm

Në Iran shtohen thirrjet për prodhimin e armëve bërthamore

kim kardashian imiton vajzen e saj 13 vjecare per halloween 6ad7af314b1b2
Lajmi i radhës

Kim Kardashian imiton vajzën e saj 13-vjeçare për Halloween

Të fundit nga

ShkoLartë