IMG 9443

Huqja e Bujar Osmanit, harron që kandidon për Çairin – i lyp debat Mickoskit

September 6, 2025
1 minut lexim

Kandidati i BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, nuk ka pranuar debat me kundërkandidatin e tij, Izet Mexhiti, duke thënë se nuk i ikën ballafaqimeve, por ka theksuar se debati kyç që i nevojitet shtetit është ai me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të cilin e quajti “regjisorin e VLEN-it”.

Unë parimisht nuk ju iki debateve. Kam tentuar që aq shumë të imponoj fushatë pozitive. T’ju tregoj se politika është garë idesh e jo garë për ofendime dhe shpifje. Dje në faqet e kundërkandidatit kanë prerë deklaratën time kur flas për politikën e dy shteteve. Kanë prerë pjesën e Palestinës, e kanë nxjerrë vetëm Izraelin, për t’i mashtruar njerëzit. Paramendoni çfarë porosie është kjo? Të gënjejnë njerëzit, për të fituar besimin e tyre. Kjo a nuk flet për karakterin e tyre. Për atë se si kanë punuar dhe si mendojnë të punojnë. Unë nuk do e kthej ashtu. Mirëpo, nuk duhet ta bëj me ndërmjetësues, unë duhet ta debatoj me kryesorin. Dua të debatoj me Mickoskin, jo me ndërmjetësuesin e tij. Ai është prapa këtij eksperimenti politik. Dua me atë të bisedoj se si e ka bllokuar perspektivën europiane. Dua me atë të bisedoj se si po e zhbën Marrëveshjen e Ohrit, se si po i përjashton shqiptarët nga institucionet. Do të debatoj me ndërmjetësuesit, por ata nuk janë vendimmarrësit“, tha Osmani.

Megjithatë, për ironi të fatit, vetë Osmani shpesh vlerësohet si politikan nën ndikimin e Ali Ahmetit, kryetar i BDI-së, dhe më parë konsiderohej i ndikuar edhe nga ish-partiaku Artan Grubi, i sanksionuar nga ShBA-ja. Në këtë kontekst, deklarata e Osmanit për “regjisorët” e tjerëve tingëllon kontradiktore.

Burimi:gazetapolitika.com

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

objektivi me gjibraltarin ishte te provoheshin lojtaret e rinj shehu e daku para duelit me letonine pervec anglise kemi dominuar cdo ndeshje 68bc3b5b4ece7
Lajmi i mëparshëm

“Objektivi me Gjibraltarin ishte të provoheshin lojtarët e rinj”/ Shehu e Daku para duelit me Letoninë: Përveç Anglisë, kemi dominuar çdo ndeshje

vreshtaret perballe sfidave te shumta kete vit 68bc417102ee3
Lajmi i radhës

Vreshtarët përballë sfidave të shumta këtë vit

Të fundit nga

ShkoLartë