hungaria goditet nga stuhia dhe rrebeshet e shiut aeroporti i budapestit pezullon perkohesisht fluturimet 686c5bc8e685c

Hungaria goditet nga stuhia dhe rrebeshet e shiut, aeroporti i Budapestit pezullon përkohësisht fluturimet

July 8, 2025
1 minut lexim

Aeroporti Ndërkombëtar i Budapestit ka pezulluar përkohësisht operacionet për shkak të dëmeve të pësuara gjatë një stuhie të fortë që goditi sot vendin, pasi pistat u mbushën me mbeturina dhe uji i shiut hyri në ndërtesën e terminalit, tha operatori i aeroportit.

Stuhia e fortë… preku edhe Aeroportin Ndërkombëtar Ferenc Liszt të Budapestit. Për shkak të mbeturinave në pistë, ato u mbyllën për arsye sigurie dhe operacionet e aeroportit janë pezulluar përkohësisht”, thuhet në deklaratë.

Administrata e aeroportit raportoi se uji hyri përmes tavanit të sallës së nisjeve të Terminalit 2A, e cila më pas u evakuua dhe të gjitha procedurat e regjistrimit u transferuan në Terminalin 2B.

Nuk pati të lënduar nga dëmet e stuhisë, theksoi administrata e aeroportit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdekja e 27 vjecarit hoxha rast qe duhet te beje kthese edhe ne reformen e policise 686c5ad9571c3
Lajmi i mëparshëm

Vdekja e 27-vjeçarit, Hoxha: Rast që duhet të bëjë kthesë edhe në reformën e Policisë

trik si te freskoni veturen pa klime plotesisht falas dhe per 10 sekonda 686c63c19951b
Lajmi i radhës

Trik si të freskoni veturën pa klimë – plotësisht falas dhe për 10 sekonda

Të fundit nga

Mbappe pëson lëndim të ri

Kylian Mbappe ka marrë një goditje të rëndë para përfundimit të vitit 2025. Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim pas testeve të bëra nga mjekët e klubit madrilen. Mbappe pritet
ShkoLartë