hungarezet me 4ig gati te behen operatori i trete i telefonise mobile pas telekomit dhe a1 68a8641317b40

Hungarezët me 4iG gati të bëhen operatori i tretë i telefonisë mobile pas Telekomit dhe A1

August 22, 2025
1 minut lexim

Kompania hungareze e telefonisë celulare “4iG” është e vetmja kompani e cila ka paraqitur ofertë në tenderin e Agjencisë për komunikime elektronike për dhënien e lejeve për operator të ri të rrjetit.

Komisioni për zbatimin e tenderit me ankand publik sot në hapjen e ofertave në AKE konstatoi se kjo kompani që këtu është regjistruar si “One Macedonia Telecommunications” si ofertuese i ka dorëzuar të gjitha dokumentet, përcjell INA.

Kryetari i këtij komisioni, Igor Bojaxhiev theksoi se do të vijoj procedura konform ligjit.

“Procedura do të vazhdojë konform ligjit. Do të vijojë vlerësim i dokumentacionit, pas së cilës do të përgatitet raport”, theksoi Bojaxhiev.

Vendimi pritet të merret pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Dokumentacion rreth tenderit për operator të tretë celular dorëzuan tre kompani.

Operatori i ri potencial celular në vend, sipas kushteve të tenderit, duhet të fillojë punën në fund të vitit 2026.

Kompania hungareze 4iG në tetor 2024 regjistroi në Shkup kompaninë përfaqësuese “One Macedonia Telecommunications” me adresën e zyrës avokatore “Mihajloski & Popovska”, ku bashkëthemelues është avokati Aleksandar Mihajloski.

“Pas disa blerjeve të suksesshme në Shqipëri dhe Mal të Zi, 4iG Group filloi përgatitjet për të hyrë në tregun e Maqedonisë së Veriut, me themelimin e filialit “One Macedonia Telecommunications”. Me vendimin e Bordit të Grupit, kompania e re do të themelohet nga Antenna Hungária Zrt., pjesë e 4iG Group, në kuadër të së cilës është portofoli i telekomunikacionit të grupit të info-komunikimit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Regjistrimi i kompanisë ka përfunduar dhe me themelimin e kësaj kompanie, 4iG Group synon që sa më shpejt të hyjë në tregun e telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut”, thuhej në njoftimin e kësaj kompanie.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dite e kobshme per reperin shqiptar i vdes djali 68a85ff7bf548
Lajmi i mëparshëm

Ditë e kobshme për reperin shqiptar, i vdes djali

bdi me udheheqjen e vlen it galeria nacionale nga tempull i artit ne skene perjashtimi 68a8692eb71d0
Lajmi i radhës

BDI: Me udhëheqjen e VLEN-it, Galeria Nacionale nga tempull i artit, në skenë përjashtimi!

Të fundit nga

Francë: Plani i Lecornusë për shpenzimet miratohet

Asambleja Kombëtare e Francës miratoi me pak vota më shumë buxhetin e sigurimeve shoqërore të martën, duke i sjellë lehtësim të madh kryeministrit Sébastien Lecornu, i cili synon të finalizojë planin e shpenzimeve

Henry kritikon ashpër Salah-un

Legjenda franceze Thierry Henry ka komentuar situatën e tensionuar të Mohamed Salahut te Liverpooli, duke e kritikuar ashpër mënyrën se si egjiptiani ka shprehur pakënaqësitë e tij publikisht në një moment të

Horoskopi ditor, 10 dhjetor 2025!

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Energjia e ditës të shtyn të marrësh iniciativa të reja. Në punë pritet një propozim interesant, ndërsa në jetën personale surprizat pozitive nuk mungojnë. Demi (20
ShkoLartë