Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka folur me ndjeshmëri dhe sinqeritet për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, humbjen e të atit.
E njohur për qetësinë dhe pozitivitetin që përcjell në paraqitjet publike, Jonida ka hapur zemrën në një bisedë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku njëri prej tyre i kishte shkruar: “Si e përjetove humbjen e babait? Unë e humba dy muaj pas teje dhe jam shumë keq”.
Në përgjigjen e saj të thellë dhe emocionale, Jonida tregoi se edhe vetë ende po përballet me dhimbjen dhe se procesi i pranimit është shumë i vështirë.
“Ende nuk jam pajtuar me faktin, ende nuk jam vërtetë koshiente. Ka momente që e ndjej që ka ndodhur vërtetë dhe ato janë momentet më të vështira”.
Ajo theksoi se mënyra se si po mundohet ta përballojë këtë dhimbje është përmes kujtimeve dhe rrëfimeve për jetën e të atit.
“Por vazhdoj jetoj me të, tregoj historitë e tij kudo”, u shpreh tutje.
Më tej, Jonida ndau me ndjekësit një mesazh të fortë mbi përballjen me dhimbjen dhe përpjekjen për ta kthyer atë në forcë.
“Është proces, më i vështiri në botë, por jetësor. Dhemb por të jep forcë të luftosh që ai të jetë krenar për ty, prej nga kudo të sheh e të ruan”.
Rrëfimi i saj është një dëshmi e lidhjes së fortë familjare dhe e mënyrës si një person publik zgjedh të ndajë anën më të brishtë të vetes me ndjekësit, duke u kthyer në një zë empatie për të gjithë ata që vuajnë humbje të ngjashme
Burimi: botasot.info


