humbi jeten teksa luante futboll me miqte zbulohen detaje te reja nga vdekja e 42 vjecarit ne vlore dyshimet e mjekeve 694eacc40c628

Humbi jetën teksa luante futboll me miqtë, zbulohen detaje të reja nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë, dyshimet e mjekëve

December 26, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje futbolli në një kalçeto të fshatit, një i ri 42-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Viktima, me iniciale B.R.,jetonte dhe punonte në Gjermani dhe kishte ardhur për pushime. Mbrëmjen e djeshme, ai po luante futboll së bashku me bashkëmoshatarët e tij, kur gjatë lojës dyshohet se është goditur fort nga topi në kraharor.

Sipas informacioneve paraprake të policisë dhe dëshmive të shokëve që ndodheshin në vendngjarje, pas goditjes 42 vjeçari ka humbur ndjenjat. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës nga shokët e tij, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Mjekët kanë bërë të ditur se i riu ka pësuar arrest kardiak gjatë ndeshjes, i cili rezultoi fatal. Analiza e 42 vjeçarit është dërguar në Tiranë për autopsi, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të dalin pas rreth tre muajsh, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Specialistët e shëndetësisë ngrenë shqetësimin se raste të tilla po përsëriten gjithnjë e më shpesh, veçanërisht tek moshat e reja nga 40 deri në 50 vjeç. Ata theksojnë se shumë të rinj angazhohen në aktivitete sportive intensive pa kryer kontrolle mjekësore paraprake, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre, veçanërisht sistemin kardiovaskular, çka mund të çojë në pasoja fatale si arresti kardiak.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

saka i kam pare te gjitha 694eac13ed0b9
Lajmi i mëparshëm

Saka: I kam parë të gjitha

fluksi i automjeteve ne pikat e kalimeve kufitare 694ead216ef7f
Lajmi i radhës

​Fluksi i automjeteve në pikat e kalimeve kufitare

Të fundit nga

ShkoLartë