humbi jeten 59 vjecari prokuroria nis procedimin per tragjedine ne tropoje dy zyrtare te bashkise nen akuze 6aa27d9147db3

Humbi jetën 59-vjeçari/ Prokuroria nis procedimin për tragjedinë në Tropojë, dy zyrtarë të bashkisë nën akuzë

September 10, 2026
1 minut lexim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka nisur procedimin penal për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 8 shtator në fshatin Bujan të Tropojës, ku një punonjës i bashkisë humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike.

Në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 390 të vitit 2026, Prokuroria ka kërkuar ndalimin e Ndriçim Gjocajt, 36 vjeç, Drejtor i Shërbimeve Publike, Turizmit dhe Transportit, dhe Gëzim Hasanpapajt, 60 vjeç, teknik i mirëmbajtjes së rrugëve në Bashkinë Tropojë.

Dy zyrtarët, të ndaluar një ditë më parë, dyshohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 289 të Kodit Penal.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 shtator në rrugën e Dobravës, në zonën e Bujanit, ku katër punonjës të sektorit të shërbimeve të Bashkisë Tropojë po vendosnin në bazament një shtyllë ndriçimi anë rrugës.

Sipas hetimeve të deritanishme, gjatë vendosjes së shtyllës, punonjësit kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur përcjellësit elektrikë, duke përcjellë rrymën te katër punonjësit

Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, humbi jetën 59-vjeçari Muhamet Sylisufaj, ndërsa u dëmtuan A.D., I.D. dhe A.A., të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive për shkeljet e dyshuara.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

57 aksidente dhe mbi 2 mije gjoba per 24 ore 6aa27d29d418f
Lajmi i mëparshëm

57 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba për 24 orë

trump premton 5000 dollare per cdo amerikan te rritur por vetem nese republikanet fitojne kongresin 6aa27df2cb1ea
Lajmi i radhës

Trump premton 5,000 dollarë për çdo amerikan të rritur – por vetëm nëse republikanët fitojnë Kongresin

Të fundit nga

57 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara. Sipas raportit, në
ShkoLartë