humbi garen per james bondin jack lowden shfaqet i deshperuar gjate xhirimeve te serialit slow horses 6afc28b459797

Humbi garën për James Bondin, Jack Lowden shfaqet i dëshpëruar gjatë xhirimeve të serialit “Slow Horses”

November 17, 2026
1 minut lexim

Aktori britanik Jack Lowden është fotografuar me një pamje të zymtë gjatë xhirimeve të serialit “Slow Horses” të Apple TV, vetëm pak ditë pasi humbi garën për të marrë rolin e shumëdëshiruar të agjentit ikonik James Bond, i cili i është besuar aktorit Robert Pattinson.

Pas javësh spekulimesh, Robert Pattinson është konfirmuar si aktori i ri që do të interpretojë agjentin 007. Ai e ka cilësuar këtë rol si “nderin e jetës së tij”.

Ndërkohë, Jack Lowden ishte konsideruar favorit për të marrë rolin e Bondit, pasi muajin e kaluar kishte dalë si kandidati kryesor pas testeve për ekran, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Image

Jack Lowden

Megjithatë, të hënën u konfirmua se Robert Pattinson kishte fituar garën, duke i dhënë fund muajve të tërë spekulimesh rreth identitetit të aktorit që do të pasojë në këtë rol legjendar.

Vetëm pak ditë para se të bëhej publik vendimi, Lowden u fotografua gjatë xhirimeve të skenave të reja të “Slow Horses” në lagjen Soho të Londrës. Pamja e tij e dëshpëruar ka tërhequr vëmendjen, ndërsa mbetet e paqartë nëse aktori ishte tashmë në dijeni se nuk do ta merrte rolin e James Bondit.

Image

Jack Lowden

Një tjetër zhvillim për serialin “Slow Horses” erdhi nga Apple TV, e cila konfirmoi se produksioni do të rikthehet edhe me dy sezone të tjera. Megjithatë, në njoftimin për vazhdimin e serialit nuk pati ndonjë përmendje të veçantë për Jack Lowden, pavarësisht spekulimeve të shumta që e lidhnin emrin e tij me rolin e ardhshëm të agjentit 007.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi ja ka bere loje me ceshtjen kombetare 6afc28b21a200
Lajmi i mëparshëm

BDI-ja ka bërë lojë me çështjen kombëtare

nis gjykimi ndaj teuta arifit dyshohet per keqperdorim te financave publike 6afc435c25e8e
Lajmi i radhës

Nis gjykimi ndaj Teuta Arifit, dyshohet për keqpërdorim të financave publike

Të fundit nga

ShkoLartë