humbi djalin ne tragjedine hekurudhore te tempit qindra qytetare i bashkohen greves se babait shqiptar para parlamentit grek 68d08d42e9fe5

Humbi djalin në tragjedinë hekurudhore të Tempit, qindra qytetarë i bashkohen grevës së babait shqiptar para Parlamentit grek

September 22, 2025
1 minut lexim

Sheshi përpara Parlamentit grek në Athinë u mbush plot të dielën nga qindra qytetarë dhe dhjetëra shoqata që shprehën mbështetjen e tyre për Pano Ruci, babain me origjinë shqiptare që humbi djalin e tij Denis në tragjedinë hekurudhore të Tempit.

Kanë kaluar tetë ditë që ai ndodhet në grevë urie dhe etjeje, duke kërkuar zhvarrosjen e trupit të të birit për të zbuluar të vërtetën/ Përkrah tij tashmë ndodhet edhe një grevist tjetër urie,një baba që ka humbur edhe ai fëmijën e tij në aksidentin e prëplasjes së trenave në shkurt të vitit 2023 me 57 viktima.

Pano Ruci babai I 22 vjeçarit Denis Ruci
“Nuk na japin leje për zhvarrim. Nuk na lënë të kërkojmë të vërtetën, të gjejmë provat, të zbulojmë çfarë ndodhi atë natë. Pyes: nga çfarë kanë frikë? Unë do të vazhdoj deri në fund. Nuk ndalem.”
Mbi 55 organizata e shoqata – mes tyre federata të artit, punonjës të teatrit kombëtar, sindikata të mediave dhe muzikantë – kanë dalë publikisht në Athinë e Selanik në mbështetje të grevistëve të urisë, duke e kthyer këtë protestë në një valë solidariteti.
Ata denoncojnë mbylljen e përshpejtuar të hetimeve dhe kërkojnë që të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit e vërtetë të tragjedisë së Tempeve.Përkrah tyre janë edhe familjet e tjera që humbën fëmijët e tyre.

Maria Karystianou, nënë viktime, kryetare e komitetit të prindërve të tragjedisë së Tempit
Të bashkuar, të gjithë së bashku, nuk ka mënyrë që të na mposhtin. Këtë herë, e mira do të triumfojë.

Mbështetja e përditshme nga qytetarë dhe shoqata është bërë frymëzim për prindërit që kërkojnë drejtësi. Pano Ruci e ka kthyer dhimbjen e tij në një thirrje që nuk mund të injorohet. Ai bashkë me gjithë prindërit e tjerë deklarojnë se nuk do lejojnë që krimi i Tempit të mbulohet me heshtje.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vjeshta fillon me mot kryesisht me diell dhe mjaft te nxehte veror 68d08c9fe2971
Lajmi i mëparshëm

Vjeshta fillon me mot kryesisht me diell dhe mjaft të nxehtë veror

video ceremonia perkujtimore e charlie kirk ribashkon trump dhe elon musk shtrengojne duart ne suiten private 68d08f65ddfe0
Lajmi i radhës

VIDEO/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk ribashkon Trump dhe Elon Musk, shtrëngojnë duart në suitën private

Të fundit nga

ShkoLartë