humben ne llogara pasi po eksploronin zonen gjenden pas disa oresh kerkim nene e bir nga suedia 68ff051b1a364

Humbën në Llogara pasi po eksploronin zonën, gjenden pas disa orësh kërkim nënë e bir nga Suedia

October 27, 2025
1 minut lexim

Pas disa orësh kërkimesh, janë gjetur turistët që kishin humbur sot në Llogora.

Sipas policisë së Vlorës, ata janë gjetur në afërsi të vendit Qafa e thellë. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht po shoqërohen drejt qytetit të Vlorës.

Dy turistë suedezë, nënë e bir, përkatësisht 61 dhe 23 vjeç u raportuan të humbur mesditën e sot në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Ata ishin nisur në mëngjes për të eksploruar zonën dhe kanë përshkuar një pjesë të parkut e të pyjeve, por pas disa orësh çdo kontakt me ta është ndërprerë.

Turistët kishin dërguar një sinjal SOS, i cili ishte kapur nga autoritetet greke për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik në anën shqiptare të gadishullit te Karaburunit. 

Emergjencat greke kanë njoftuar menjëherë autoritetet shqiptare.

Në terren u angazhuan forcat e Emergjencave Civile, si dhe specialistët e zonave të mbrojtura.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

megan fox tregon linjat mahnitese shtate muaj pas lindjes se femijes se saj 68feba3370b12
Lajmi i mëparshëm

Megan Fox tregon linjat mahnitëse shtatë muaj pas lindjes së fëmijës së saj

tesla terheq mijera cybertruck per shkak te dritave qe po i verbojne shoferet perballe 68ff064f6f865
Lajmi i radhës

Tesla tërheq mijëra Cybertruck për shkak të dritave “që po i verbojnë shoferët përballë”

Të fundit nga

ShkoLartë