humb ne plazhin e shengjinit 8 vjecari nga kosova pas nje ore e gjen policia 687bc42cd10b0

Humb në plazhin e Shëngjinit 8 vjeçari nga Kosova, pas një ore e gjen policia

July 19, 2025
1 minut lexim

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se sot e kishin gjetur një fëmijë në plazhin e Shëngjinit, pasi ishte larguar nga prindërit e tij nga Kosova.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën 8-vjeçar.

“Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan dhe koordinuan veprimet me vrojtuesin e plazhit për gjetjen e fëmijës”.

“Pas rreth një ore kërkimesh intensive në terren, punonjësit e Policisë e lokalizuan të miturin pranë një hoteli. Fëmija ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu rikthye menjëherë nënës së tij”, thuhet në njoftim.

Policia njoftoi se nëna e fëmijës ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe vrojtuesit  të plazhit për reagimin e shpejtë dhe profesional që kontribuoi në gjetjen e të miturit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mbeshtetje ajrore shtese per shuarjen e zjarrit midis zhelines dhe erebines 687bc06e13a79
Lajmi i mëparshëm

Mbështetje ajrore shtesë për shuarjen e zjarrit midis Zhelinës dhe Erebinës

santiana maloku mahnit me paraqitjen e saj verore ne bregdetin shqiptar 687bc559799ef
Lajmi i radhës

Santiana Maloku mahnit me paraqitjen e saj verore në bregdetin shqiptar

Të fundit nga

​115 vjet nga Kuvendi i Greçes

Si sot 115 vite më parë, më 23 qershor 1911 mori jetë programi politik i pavarësisë së Shqipërisë Kuvendi i Greçes. Në themelet e historisë së qëndresës dhe përpjekjeve të shqiptarëve, për

​Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë, ditë kjo që i kushtohet vlerësimit të rolit dhe kontributit të shërbyesve publikë në zhvillimin e shoqërisë dhe forcimin e institucioneve shtetërore. 23 Qershori –
ShkoLartë