humb jeten ne lule te rinise 22 vjecari nga elbasani i riu u perfshi ne aksident rrugor 3 dite me pare 69008ed4b2c96

Humb jetën në lule të rinisë 22-vjeçari nga Elbasani, i riu u përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë

October 28, 2025
1 minut lexim

Elbasan- Humb jetën tri ditë pas aksidentit 22-vjeçari nga Elbasani.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Klaus Veliaj, 22 vjeç nga Elbasani.

Gazetari Fatmir Popja raporton se ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar në fshatin Letan, në njësinë administrative Bradashesh, ku motomjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet bujqësor.

Për pasojë, mbetën të plagosur edhe drejtuesi i mjetit bujqësor dhe një person tjetër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i riu Veliaj, që punonte në sektorin privat në një njësi shërbimi në qytetin e Elbasanit , pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 22-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë tri ditë pas aksidentit tragjik.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aktakuze ndaj nje 43 vjecari dyshohet per vrasjen e vellait te tij 69008d708d967
Lajmi i mëparshëm

Aktakuzë ndaj një 43-vjeçari, dyshohet për vrasjen e vëllait të tij

alegri ndaj atalantes sfide direkte leao mund te beje 20 gola 69008f3378878
Lajmi i radhës

Alegri: Ndaj Atalantës sfidë direkte, Leao mund të bëjë 20 gola

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë