humb jeten 63 vjecari ne spitalin e durresit pritej te transferohej ne burg 6998ebd50d373

Humb jetën 63-vjeçari në Spitalin e Durrësit, pritej të transferohej në burg

February 21, 2026
1 minut lexim

Një 63-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Spitalin e Durrësit, ndërsa ndodhej nën shoqërimin e Policisë dhe pritej të transferohej për vuajtjen e një dënimi me burg. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i plotë policor:

Rreth orës 18:20, në Spitalin e Durrësit, ka ndërruar jetë shtetasi M. G., 63 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.

Rreth orës 15:04, ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe menjëherë është transportuar nga shërbimet e Policisë drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku, pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cnn trump nis operacionin kunder mashtrimit me votat 6998eb0a36cc3
Lajmi i mëparshëm

CNN: Trump nis operacionin kundër mashtrimit me votat

rubio e falenderon osmanin dhe kosoven per angazhimin ne bordin e paqes dhe misionin ne gaza 6998ebeecd6ac
Lajmi i radhës

Rubio e falënderon Osmanin dhe Kosovën për angazhimin në Bordin e Paqes dhe misionin në Gaza

Të fundit nga

Vjosa Osmani takohet me deputetin Haxhi Avdyli

Vjosa Osmani është takuar me deputetin Haxhi Avdyli, në bazë të pamjeve. Edhe pse nuk janë bërë publike detaje konkrete, takime të tilla zakonisht shërbejnë për koordinim dhe shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet
ShkoLartë