humb jete nje person nga gripi i shpendeve ne uashington rasti i pare i variantit te ri h5n5 692284a785e0e

Humb jetë një person nga gripi i shpendëve në Uashington, rasti i parë i variantit të ri H5N5

November 23, 2025
1 minut lexim

Një i infektuar me gripin e shpendëve H5N5 në Uashington ka humbur jetën njoftoi sot Departamenti amerikan i Shëndetësisë.

Ky është rasti i parë i konfirmuar i këtij varianti të gripit te një njeri në botë. Viktima ishte një person i moshuar me probleme shëndetësore ekzistuese dhe ishte shtruar në spital në King County që nga fillimi i nëntorit, njoftoi departamenti.

“Testimi në Laboratorin e Virologjisë Klinike të Universitetit të Uashingtonit identifikoi virusin si H5N5, i cili është infeksioni i parë i regjistruar te njeriu me këtë variant në botë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) konfirmuan rezultatin”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet shëndetësore thonë se rreziku i përgjithshëm mbetet i ulët dhe se asnjë person tjetër i lidhur me rastin nuk ka rezultuar pozitiv për gripin e shpendëve.

Zyrtarët po vazhdojnë të monitorojnë këdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me pacientin për të përjashtuar përhapjen e mundshme të virusit nga njeriu te njeriu.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kjo situate ka 40 vite qe nuk ka ndodhur reshjet e dendura ne sarande mijera hektare akoma nen uje 69228287f08e1
Lajmi i mëparshëm

“Kjo situatë ka 40 vite që nuk ka ndodhur”/ Reshjet e dendura në Sarandë, mijëra hektarë akoma nën ujë

horoskopi ditor e diel 23 nentor 2025 6922a7126493b
Lajmi i radhës

Horoskopi ditor, e diel, 23 nëntor 2025

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë