huffpost shqiperia nder destinacionet me te mira per pushime ne 2026 n 6943b5725809f

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

December 18, 2025
1 minut lexim

Çdo vit, turistët amerikanë po dynden në destinacione turistike si Parisi dhe Roma për pushimet e tyre.



Dhe ndërsa këto vende janë të njohura për turizëm, ekzistojnë edhe shumë destinacione të tjera në zhvillim që parashikohet të tërheqin më shumë turistë në të ardhmen, shkruan Caroline Bologna në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “Huffpost”.

Nga Guatemala në Norvegji e deri në Rivierën Shqiptare, ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar disa destinacione të reja në trend për vitin 2026.

“Huffpost” e ka renditur Shqipërinë ndër 25 vendet më të mira për të kaluar pushimet vitin e ardhshëm.

Riviera Shqiptare

“Shqipëria ndihet si një nga perlat e fundit të fshehura të Evropës, por mendoj se viti 2026 është koha kur kjo do të ndryshojë vërtet,” tha ekspertja e udhëtimeve, Esther Susag.

Riviera Shqiptare ka të njëjtat ujëra të kaltra të pastra dhe vijë bregdetare mahnitëse – që mund të shihni në vende si Greqia apo Kroacia, por është shumë më e përballueshme dhe shumë më pak e populluar me turistë.

Ndërsa vizitorët e huaj bëhen më të vetëdijshëm për kostot dhe turmat masive,  Shqipëria është kthyer në një destinacion nën radar – falë vendpushimeve të mrekullueshme, peizazheve mahnitëse dhe kulturës interesante.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kongresi amerikan miraton heqjen e perhershme te sanksioneve ndaj sirise 6943b0b74f42b
Lajmi i mëparshëm

Kongresi Amerikan miraton heqjen e përhershme të sanksioneve ndaj Sirisë

prizreni ndalon fishekzjarrjet prej 25 dhjetorit deri me 1 janar perjashtim 1 ore per vitin e ri 6943b78eaa560
Lajmi i radhës

Prizreni ndalon fishekzjarrjet prej 25 dhjetorit deri më 1 janar, përjashtim 1 orë për Vitin e Ri

Të fundit nga

​Botafogo shkarkon djalin e Carlo Ancelottit

Botafogo ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Davide Ancelotti, duke i dhënë fund aventurës së tij të parë si trajner kryesor në futbollin profesionist. Klubi brazilian konfirmoi vendimin përmes një deklarate, ku

Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”

Ish-presidenti Ilir Meta do të lërë këtë të enjte, 18 dhjetor, qelinë dhe do të shoqërohet me forca policie drejt Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00 për t’u marrë në pyetje nga
ShkoLartë