hoxhallaret e struges apelojne stop politizimit te muftinise kerkojne masa nga reisi shaqir fetahu 68acce2a02920

Hoxhallarët e Strugës apelojnë: Stop politizimit të Muftinisë – Kërkojnë masa nga Reisi, Shaqir Fetahu

August 25, 2025
1 minut lexim

Strugë, 25 gusht – Pasi anëtarë të Muftinisë së Strugës, po bëjnë fushatë të hapur politike, për kandidatin e Ziadin Selës dhe BDI-së, Arsim Dalipi, disa nga Hoxhallarët e xhamive në Strugë kanë reaguar hapur.

Ata kërkojnë që Muftinia e Strugës e udhëhequr nga Muftiu, Adi Murtishi, të ndalojë fushatën politike dhe të fokusohet tek shërbimi ndaj besimtarëve musliman, shkruan ora24tv.mk.

“Përfaqësues dhe të punësuar në Muftininë e Strugës për fat të keq, për çdo ditë po e shkelin kredibilitetin fetar të këtij institucioni.

Paraqitjet publike dhe mbështetja e hapur e kandidatëve dhe subjekteve politike për zgjedhjet lokale, e ka krijuar përshtypjen tek xhemati musliman i Strugës se Muftinia është shndërruar në shtab të partisë dhe se hoxhallarët janë aktivist partiak dhe jo në shërbim të fesë Islame dhe besimtarëve. 

Edhe më shqetësues është fakti se thirrjet e të punësuarve krijojnë përçarje mes besimtarëve musliman në Strugë por edhe i fyejnë ata duke i quajtur si “tradhëtarë” ose me epitete të ndryshme.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sfillarja e poshtme me e bashkuar se kurre ne mbeshtetje te muhamed elmazit 68acc9296374b
Lajmi i mëparshëm

Sfillarja e Poshtme më e bashkuar se kurrë në mbështetje të Muhamed Elmazit

aksident me vdekje ne vore automjeti perplas kembesorin 68acd7999d3c6
Lajmi i radhës

Aksident me vdekje në Vorë, automjeti përplas këmbësorin

Të fundit nga

ShkoLartë