hoxhaj zgjidhet kryetar i komisionit per arsim 6aba8c74c0db8

Hoxhaj zgjidhet kryetar i Komisionit për Arsim

September 28, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është zgjedhur kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Për Hoxhajn, kjo paraqet një rikthim në një fushë të cilën e kishte udhëhequr në vitet e para të shtetësisë së Kosovës. Ai ishte ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nga janari i vitit 2008 deri në shkurt të vitit 2011.

Mandati i tij në krye të arsimit u karakterizua nga një varg reformash në sistemin arsimor, ndërsa një nga vendimet më të rëndësishme ishte nisja e shpërndarjes së teksteve shkollore falas. Në vitin 2008, për herë të parë u siguruan tekste falas për rreth 200 mijë nxënës të klasave të para deri në të pesta, ndërsa një vit më vonë kjo politikë u zgjerua për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën.

Gjatë mandatit të Hoxhajt u ndërmorën edhe hapa për përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve. Në vitin 2008 u miratua sistemi i ri i pagave, me rritje të diferencuara sipas kualifikimit profesional, ndërsa në vitin 2010 MASHT-i njoftonte edhe për vendimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve për 50 për qind.

Në këtë periudhë nisi gjithashtu procesi i hartimit të kurrikulumit të ri të Kosovës, ndërsa reforma përfshinte rishikimin e planprogrameve, zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe vlerësimin e performancës së tyre.

Një tjetër risi ishte pilotimi i mësimit të gjuhës angleze që nga klasa e parë, ndërsa paralelisht u investua në zgjerimin e hapësirave shkollore, ndërtimin dhe renovimin e shkollave dhe pajisjen e tyre me teknologji informative.

Në atë periudhë u zhvilluan gjithashtu politika për licencimin dhe akreditimin e institucioneve arsimore dhe u hapën e u avancuan iniciativa në arsimin profesional dhe atë të lartë.

Pas përvojës së tij si ministër i Arsimit dhe angazhimeve të mëvonshme institucionale, Hoxhaj do ta drejtojë Komisionin Parlamentar për Arsim, një prej komisioneve që trajton legjislacionin dhe politikat që lidhen me sistemin arsimor të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i akuzuar per kater vrasje para gjykates pranon dy prokuroria e ballafaqon me deshmine e meparshme 6aba760242e87
Lajmi i mëparshëm

I akuzuar për katër vrasje, para gjykatës pranon dy – prokuroria e ballafaqon me dëshminë e mëparshme

schieder shqiperia ne fazen e fundit te negociatave me be 6aba8cef98fb5
Lajmi i radhës

Schieder: Shqipëria në fazën e fundit të negociatave me BE

Të fundit nga

Yamal kokë e këmbë në dashuri

Lamine Yamal është nga ata lojtarë të cilët nuk humbin kohë në fushë por as në jetën private. Kur bëhet fjalë për lidhjet e tij, 19 vjeçari ka qenë gjithmonë në vëmendje
ShkoLartë