hoxhaj pas njohjes nga siria lajm i mire per kosoven 69026d660b4b5

Hoxhaj pas njohjes nga Siria: Lajm i mirë për Kosovën

October 29, 2025
1 minut lexim

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur njohjen e Sirisë si zhvillim pozitiv për vendin. Ai rikujtoi mbështetjen e tij ndaj opozitës siriane që nga marsi i vitit 2011, duke luftuar kundër regjimit të Asadit.

“Që nga 15 marsi 2011 kam mbështetur opozitën siriane për ta larguar regjimin brutal të Asadit. Më 26 prill 2012 pritëm në zyrën time në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës opozitën siriane. Kam mbështetur luftën e tyre dhe kam bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake, duke publikuar analiza edhe në Foreign Policy,” tha Hoxhaj.

Ai kujtoi pjesëmarrjen në takimet e “Miqve të Sirisë” që nga Paris, 2012, dhe takimet me ministrat e Qeverisë së re siriane në pranverën e vitit 2025, pas rrëzimit të regjimit të Asadit.

“I gëzohem këtij lajmi, ashtu siç i gëzohen shqiptarët që jetojnë në Ballkan, por edhe ata në Damask e në Siri,” shtoi Hoxhaj, duke theksuar rëndësinë që Kosova të qëndrojë gjithmonë në mbështetje të kauzave të drejta ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mergim vojvoda shenon como vazhdon shkelqimin ne serie a 69026d55aba5e
Lajmi i mëparshëm

Mërgim Vojvoda shënon, Como vazhdon shkëlqimin në Serie A 

shoqeria shqiptare nen presion tre vrasje ne nje dite ekspertet nevoje urgjente per kujdes te shtuar te shendetit mendor 69026e0660fd1
Lajmi i radhës

Shoqëria shqiptare nën presion/ Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

Të fundit nga

ShkoLartë