hoxhaj e sheh te mbyllur ceshtjen e konventes gara e jashtme ka filluar jam me pdk ne e bedriun 691fa6a32fc79

Hoxhaj e sheh të mbyllur çështjen e Konventës: Gara e jashtme ka filluar, jam me PDK-në e Bedriun

November 21, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se çështja e konventës për kryetarin e partisë, për të cilën ai pati vërejte është e mbyllur.

Ai ka thënë se respekton se vendim e partisë dhe se tash do të jetë në përkrahje të partisë dhe kryetarit, Bedri Hamza në zgjedhjet e reja nacionale të 28 dhjetorit.

Kur gara fillon jashtë, unë jam me PDK-në, jam me Bedriun. Për mua çështja e konventës është e mbyllur”, ka thënë Hoxhaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se kryetari i ri i partisë, Bedri Hamza ka forcën, por edhe mbështetjen për ta quar PDK-në përpara.

Hoxhaj ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, ka thënë se si parti janë të gatshme për zgjedhje.

“Si pari që është në opozitë dhe si parti që ka fitua disa palë zgjedhje dhe që kemi kapacitet politik dhe intelektual dhe profesional natyrisht që jemi të gatshme për zgjedhje. Kur je në opozitë, mendoj se ke një qartësi të qartësi të mirëfilltë për atë se cilat janë kërkesat e qytetarëve të Kosovës, cilat janë pritjet që i ka vendi dhe çfarë duhet të plasojë si platformë politike”, është shprehur Hoxhaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shala me duhet pak kohe per tu pershtatur ne uzbekistan ndikoi edhe demtimi 691fa6a0cd468
Lajmi i mëparshëm

Shala: Më duhet pak kohë për tu përshtatur në Uzbekistan, ndikoi edhe dëmtimi

edicioni i fundit special i jeep ngjan me nje kamioncine klasike ushtarake 691fa76e64cc4
Lajmi i radhës

Edicioni i fundit special i Jeep ngjan me një kamionçinë klasike ushtarake

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë