hoxha shqiperia synon anetaresimin ne be brenda kesaj dekade 6a4c0732c5dcb

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

July 6, 2026
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha ka deklaruar se Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade, duke kontribuar për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar.

Deklarata u bë gjatë takimit në Tiranë me një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane të Asamblesë Kombëtare të Francës, të kryesuar nga Pieyre-Alexandre Anglade.

Në takim u diskutuan dinamikat aktuale të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit dhe besueshmërisë së procesit të anëtarësimit.

Hoxha rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për përmbushjen e reformave dhe avancimin në rrugën drejt integrimit evropian.

“Me një plan të qartë, rezultate konkrete dhe ambicien për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade, Shqipëria është e vendosur të shfrytëzojë këtë dritare historike mundësie, duke kontribuar njëkohësisht në një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar”, tha Hoxha. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pese ankesa mbeten ne shqyrtim ne gjykaten supreme 6a4c06b5e0f70
Lajmi i mëparshëm

Pesë ankesa mbeten në shqyrtim në Gjykatën Supreme

netanyahu thote se lidhjet e tij me trump jane te mira kritikon turqine 6a4c07928716a
Lajmi i radhës

Netanyahu thotë se lidhjet e tij me Trump janë “të mira”, kritikon Turqinë

Të fundit nga

Tayna para pasqyrës, shfaqet në super formë

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Artistja ka publikuar një InstaStory, ku shfaqet duke pozuar para pasqyrës e veshur me bikini. Kështu duke vënë
ShkoLartë