hoxha shkund ldk ne sulmet ndaj kurtit shkaktuan katastrofen e dyfishte te votave 69695f7ecbabf

Hoxha “shkund” LDK-në: Sulmet ndaj Kurtit shkaktuan katastrofën e dyfishtë të votave!

January 15, 2026
1 minut lexim

Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me rezultatin dhe qasjen politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke vlerësuar se kjo parti do të kishte dyfish më shumë vota po të ishte fokusuar në ndërtimin e një alternative serioze politike, e jo në sulme të vazhdueshme ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ai thekson se mungesa e energjisë pozitive, kritikat pa argumente dhe gjuha përçarëse kanë qenë në kundërshtim me frymën dhe profilin tradicional të votuesit të LDK-së, përcjell “Bota sot”.

Në reagimin e tij në Facebook, Hoxha nënvizon se politika fitohet me besueshmëri, ide të qarta dhe përgjegjësi publike, duke shtuar se votuesi i LDK-së karakterizohet nga morali, etika politike dhe ndjenja e drejtësisë, e jo nga përçarja, interesat klanore apo përfitimet personale.

Postimi i plotë

LDK do të kishte sot dyfish më shumë vota, po të ishte marrë më shumë me vetëveten dhe me ndërtimin e një alternative serioze politike, sesa me sulme të vazhdueshme ndaj VV-së dhe Albin Kurtit gjatë mandatit të kaluar.

Një opozitë e pjekur do të duhej të tregonte energji pozitive, të pranonte sukseset reale të qeverisë, por edhe të kritikonte gabimet konkrete me fakte dhe argumente, jo me akuza populiste e emocionale siq ka vepruar LDK 4 vitet e fundit, kjo sjellje, kjo gjuhë nuk ishte e votuesit standard të LDK-së.

Politika nuk fitohet me negativitet të përhershëm, por me besueshmëri, ide të qarta dhe përgjegjësi publike.

Votuesi i LDK-së nuk e ka karakterin përçarës, të inatit, gjelozisë, bajraktarizmit, përfiterëve, klaneve! por të sinqeritetit, të drejtësisë, të realitetit të moralit dhe etikës politike!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fiks fare tre femije nje nene e masakruar publikisht dhe institucione qe u zgjuan me vonese kush deshtoi ne durres 69695f23c6469
Lajmi i mëparshëm

Fiks Fare/ Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

shperthim ne holande te pakten 4 te lenduar 69695f9339ed0
Lajmi i radhës

Shpërthim në Holandë, të paktën 4 të lënduar

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 16 janar

Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Salla e takimeve në KGjK, ora 09:30) Mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. (Gjykata
ShkoLartë