hoxha pret dumanin ne takim e njofton per bashkepunimin qe pk ja ka me autoritetet e shqiperise 68dd2f006f1d6

Hoxha pret Dumanin në takim, e njofton për bashkëpunimin që PK-ja ka me autoritetet e Shqipërisë

October 1, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha ka pritur në një takim zyrtar kryeprokurorin e Strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar , Altin Dumani nga Shqipëria.

Hoxha e njoftoi për punën, angazhimet profesionale  të PK-së kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe bashkëpunimin që PK-ja ka me autoritetet e Shqipërisë.

“Në anën tjetër z. Dumani falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi lart gatishmërinë për të ndarë përvoja dhe ide të vlefshme me interes të përbashkët.

Të dy palët u zotuan se do të vazhdojnë angazhimin me seriozitet dhe përkushtim, duke identifikuar mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barcelona apo psg 68dd2ef9c0f56
Lajmi i mëparshëm

Barcelona apo PSG?

ndertime pa leje dhe prerje te pyjeve procedohen kater persona ne durres 68dd2fa2e8b30
Lajmi i radhës

Ndërtime pa leje dhe prerje të pyjeve, procedohen katër persona në Durrës

Të fundit nga

Vlora pa ujë prej 72 orësh

Situata në Vlorë prej tre ditësh vijon të mbetet e vështirë pasi dëmtimi i rëndë i një tubacioni në rrjetin e ujësjellësit ka lënë qytetin pa ujë për 3 ditë. Prova e
ShkoLartë