hoxha nuk jemi pjese e asnje skenari destabilizues ne mal te zi 6a91ca9130820

Hoxha: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari destabilizues në Mal të Zi

August 28, 2026
min lexim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka reaguar sot lidhur me deklaratat e kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, për përfshirjen e pretenduar të zyrtarëve nga “të paktën dy vende të rajonit” në veprimtari të koordinuara hibride.

Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha thekson se, pavarësisht interpretimeve dhe aludimeve të ndryshme mediatike, nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht ndaj Shqipërisë.

“Një sqarim përpara se të bëhemi pjesë e zhurmës apo të ndezim zjarre të panevojshëm, që duan shumë më tepër kohë për t’u shuar. Kam parë deklaratën e Kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajic, për përfshirjen e pretenduar të zyrtarëve nga “të paktën dy vende të rajonit” në veprimtari të koordinuara hibride. Kam parë gjithashtu interpretimet dhe aludimet e ndryshme mediatike që kanë pasuar. Raportimet e mediave janë pjesë e debatit publik. Ne i lexojmë dhe i analizojmë me vëmendjen e duhur, por i marrim me rezervën e nevojshme, aq më tepër kur përmbajnë interpretime të ndryshme apo kontradiktore”, shkruan Hoxha.

Hoxha thekson se, “edhe pse nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht ndaj Shqipërisë, dua të theksoj fort dhe qartë se Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, një vend fqinj, mik, partner dhe aleat në NATO, me të cilin ndajmë të njëjtin projekt të anëtarësimit në BE, dhe as askund tjetër”.

Sipas ministrit, Shqipëria ka ndjekur një qasje të kundërt me çdo skenar destabilizues, duke investuar në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal.

Shqipëria dallon sepse bën pikërisht të kundërtën: investon çdo ditë në bashkëpunimin, mirëkuptimin, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, si dhe në bashkëpunimin më të gjerë evropian e euroatlantik”, shprehet Hoxha.

“Hamendësimet, interpretimet mediatike apo debatet e brendshme politike të një vendi fqinj nuk mund dhe nuk duhet të prodhojnë artificialisht probleme mes dy vendeve tona. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, në të gjitha nivelet, dhe këtë kam bërë edhe në këtë rast, në komunikimet që kam pasur me ZvKM dhe MPJ, Ibrahimović, si dhe me ZvKM, Nik Gjeloshaj”, shkruan Hoxha.

“Kjo duhet mbajtur parasysh edhe këtu tek ne. Aktorët e ndryshëm, përfshirë ata politikë, janë të mirëpritur të marrin nga MEPJ çdo informacion të nevojshëm për të shmangur debate të panevojshme dhe, mbi të gjitha, për të mos lejuar që politika e jashtme e vendit të kthehet në objekt apo instrument të debateve dhe qasjeve partiake të brendshme. Politika e jashtme kërkon gjithnjë qetësi, maturi dhe përgjegjësi”, përfundon ministri Hoxha.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

telefonata e anites behgjet pacolli befasohet nga nje telefonate e anita haradinajt 6a91ca145110f
Lajmi i mëparshëm

“Telefonata e Anitës”, Behgjet Pacolli befasohet nga një telefonatë e Anita Haradinajt

e dashura e vinicius junior kritikohet per marredhenien e ngushte me trajnerin e saj personal ai u perpoq ta puthte 6a91cbeb3f86c
Lajmi i radhës

E dashura e Vinicius Junior kritikohet për marrëdhënien e ngushtë me trajnerin e saj personal: Ai u përpoq ta puthte

Të fundit nga

ShkoLartë