Bashkë me një delegacion qeveritar, ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, zhvilloi disa takime zyrtare në Selinë e UNESCO-s në Paris, ku u diskutua rëndësia e zbatimit të vazhdueshëm dhe në kohë të rekomandimeve për ruajtjen e statusit të Rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore.
Në takimet me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany, kryetarin e Konferencës së 43-të të Përgjithshme të UNESCO-së, Kongker Mohammad Talha si dhe kryetarin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-së, Nasser bin Hamad Al-Hinzab, u theksua vlera e veçantë e Ohrit si trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore si dhe roli kyç i UNESCO-së në mbrojtjen e saj.
Ministri Hoxha konfirmoi përkushtimin e institucioneve të RMS-së për zbatimin e obligimeve të marra për mbrojtjen e Rajonit të Ohrit, duke nënvizuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal dhe angazhimin për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, afatgjata dhe të qëndrueshme, në kuadër të mekanizmave ekzistues.


