hoxha ne takimin e cei ne bukuresht bashkepunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet te ecin krah per krah 6aedfbfcd0c0e

Hoxha në takimin e CEI në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

November 6, 2026
1 minut lexim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI) që u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë. Në një kohë kur peizazhi i sigurisë dhe ai gjeopolitik i Evropës po riformësohen thellësisht, sipas Ministrit të Jashtëm, bashkëpunimi rajonal është më i rëndësishëm se kurrë. 

“CEI mbetet një platformë e çmuar për forcimin e dialogut, ndërlidhjes dhe bashkëpunimit në rajonin tonë, duke çuar njëkohësisht përpara aspiratat evropiane të vendeve anëtare”, tha Hoxha.

Ministri theksoi se “bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah.”

“Rajoni ynë nuk mund të bëhet plotësisht evropian nëse mbetemi të distancuar nga njëri-tjetri, dhe Evropa nuk mund të jetë plotësisht e bashkuar dhe e fortë për sa kohë rajoni ynë mbetet jashtë saj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gervalla takohet me komisionerin evropian mcgrath 6aedfba261aaa
Lajmi i mëparshëm

Gërvalla takohet me komisionerin evropian McGrath

humbje te medha ne tregjet financiare aksionet shenojne renie trump fajeson demokratet per krizen 6aedfc0311b26
Lajmi i radhës

Humbje të mëdha në tregjet financiare, aksionet shënojnë rënie! Trump fajëson demokratët për krizën 

Të fundit nga

ShkoLartë