hoxha ka njerez ne ps qe duan me shume integrimin ne be sesa te mbajne ramen ne pushtet 69e7ed6863a3a

Hoxha: Ka njerëz në PS që duan më shumë integrimin në BE sesa të mbajnë Ramën në pushtet

April 21, 2026
1 minut lexim

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka deklaruar se brenda Partisë Socialiste po shfaqen tensione dhe kritika që, sipas tij, tregojnë një krizë të thellë politike dhe institucionale.

I ftuar në emisionin Studio24 në News24, Hoxha u ndal te debatet e fundit të lidhura me qëndrimet kritike brenda PS-së, përfshirë edhe ato të ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali.

Sipas tij, situata aktuale kërkon ndërhyrje dhe vëmendje ndërkombëtare, si dhe një strategji të qartë për daljen e vendit nga kriza politike.

“Duhet faktori ndërkombëtar, duhet një strategji konkrete për nxjerrjen e vendit nga kriza,” u shpreh Hoxha, duke shtuar se sipas tij institucionet përfaqësuese kanë humbur funksionin e llogaridhënies dhe debati parlamentar është dobësuar.

Ai ngriti gjithashtu një pyetje politike që e lidhi me debatin në PS: “A je me partinë apo Shqipërinë?”, duke e cilësuar këtë si një dilemë ekzistenciale brenda PS-së.

Hoxha theksoi se edhe brenda grupit parlamentar socialist mund të ketë individë që, sipas tij, vendosin interesin e integrimit europian mbi qëndrimet politike të lidershipit aktual.

Sipas tij, një pjesë e deputetëve mund të distancohen nga linja aktuale nëse vendosin interesin e vendit dhe procesin e integrimit në Bashkimi Europian mbi faktorët politikë të brendshëm.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria mban mbledhje elektronike i propozon kuvendit tre emra per kshc 69e7ec753c112
Lajmi i mëparshëm

Qeveria mban mbledhje elektronike, i propozon Kuvendit tre emra për KSHC

mindy kaling mahnit me transformimin fizik ne eventin e ralph lauren ne milano 69e7eefc4c92b
Lajmi i radhës

Mindy Kaling mahnit me transformimin fizik në eventin e Ralph Lauren në Milano

Të fundit nga

Pa marrëveshje për president

Përfundimi i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihet si një nga çështjet më të rëndësishme për zhbllokimin institucional të vendit. Pas takimit të fundit mes kryetarit
ShkoLartë