hoxha dhe memishi me bujqit e sllatines do te hapet njesia rajonale ne tearce 68d7cb1380958

Hoxha dhe Memishi me bujqit e Sllatinës: Do të hapet Njësia Rajonale në Tearcë!

September 27, 2025
1 minut lexim

Zv/Ministri i bujqësisë, Albrim Hoxha dhe kandidati i VLEN për Tearcën, Daut Memishi kanë realizuar sot takim me bujqit e Sllatinës, ku kanë dëgjuar hallet e tyre. Bujqive u është premtuar se shumë shpejt do të hapet Njesi Rajonale në Tearcë.

“Me zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z. Albrim Hoxha, zhvilluam një takim me bujqit e fshatit Sllatinë, ku bashkëbiseduam për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ata përballen çdo ditë.

Rajoni i Pollogut dikur ka qenë një nga zonat me potencialin më të madh bujqësor në vend, por për fat të keq, vitet e fundit është lënë pas dore. Askush nuk është kujdesur për bujqit tanë, për tokën dhe për zhvillimin rural siç duhet.

Para qytetarëve të Tearcës premtoj se me mbështetjen e pushtetit qendror, do të punojmë për çdo bujk dhe shumë shpejt do të inicioj hapjen e një Njësie Rajonale për Bujqësi në Komunën e Tearcës. Kjo njësi do të jetë një derë e hapur për të gjithë bujqit, ku do të marrin ndihmën dhe mbështetjen që meritojnë”, ka shkruar Memishi.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lufta kunder korrupsionit nikollovski jane shkarkuar 11 nepunes doganore 68d7bdf8606c0
Lajmi i mëparshëm

Lufta kundër korrupsionit, Nikollovski: Janë shkarkuar 11 nëpunës doganorë

operacioni space arrestohet ne tirane 37 vjecari turk organizoi rrjetin e prostitucionit ne durres 68d7cc903359a
Lajmi i radhës

Operacioni “Space”/ Arrestohet në Tiranë 37-vjeçari turk, organizoi rrjetin e prostitucionit në Durrës

Të fundit nga

ShkoLartë