hoti kuvendi nuk eshte i konstituuar jane shkelur parimet kushtetuese 68b764010614d

Hoti: Kuvendi nuk është i konstituuar, janë shkelur parimet kushtetuese

September 2, 2025
1 minut lexim

Avdullah Hoti, deputeti nga radhët e LDK-së, thënë se Kuvendi i Kosovës ende mbetet i pakonstituuar dhe se janë shkelur sërish parimet kushtetuese gjatë seancës së zgjedhjes së nënkryetarit nga radha e komuniteteve jo-shumicë.

“Proceduralisht, sipas Kushtetutës dhe sipas rregullores së Kuvendit e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk është i konstituuar. Në interpretimin e saktë dhe teknik të procedurave, që janë zhvilluar atë ditë në Kuvend, ka pasur shkelje. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë që ndërrimi i rendit të ditës është antikushtetues”, ka thënë Hoti.

 “Shkelja kushtetuese është bërë kur janë ndarë dy votimet për nënkryetarë nga komunitetet jo-shumicë”, ka thënë ai për RTK-në.

Hoti ka thënë se përderisa Kuvendi nuk është i konstituuar,  nuk ka logjikë të mbahet mbledhje nga ana e kryesisë së Kuvendit, sepse, sipas tij, ato s’kanë rëndësi kushtetuese. Ai ka thënë se duhet njoftuar Presidentja e vendit për formimin e legjislaturës së nëntë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

yamal lopezi donte te qendronte te barca qe nga fillimi 68b763f4f083d
Lajmi i mëparshëm

Yamal: Lopezi donte të qëndronte te Barça që nga fillimi

shba therret dumanin kreu i spak takon ne uashington zyrtarin e larte te dash 68b764ad64738
Lajmi i radhës

SHBA thërret Dumanin, kreu i SPAK takon në Uashington zyrtarin e lartë të DASH

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë