hoti i reagon osmanit rreth deklarimit te saj per zhvillimet ne kuvend 6913206753f5c

Hoti i reagon Osmanit rreth deklarimit të saj për zhvillimet në Kuvend

November 11, 2025
1 minut lexim

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me deklarimin e sotëm të Presidentes së Kosovës për çështjet që presin shqyrtim në Kuvend.

Hoti tha se deklarata e saj është “për keqardhje”, duke theksuar se ajo e di mirë se për shqyrtimin e çështjeve në Kuvend, duhet të kryhen veprime kushtetuese që lidhen me formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet. Sipas Hotit, Presidentja po bashkohet në një “fushatë të presionit publik ndaj partive politike” dhe inkurajon mediat që të bëjnë presion.

Ai shtoi se ajo po ndihmon në ndërtimin e “narrativave mashtruese për zgjedhjet e reja”, duke mos përmendur aktgjykimin e Gjykatës Supreme që, sipas Hotit, tregon se disa anëtarë të qeverisë po mbajnë postet qeveritare si deputetë në mënyrë joligjore.

Hoti përfundoi reagimin e tij me një vlerësim të ashpër: “Kaq për moralin politik të saj. Mjerim.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje ekip rrefen si humbi 66 0 6913205385f57
Lajmi i mëparshëm

Një ekip rrëfen si humbi 66-0!

planifikonte atentat ndaj merkelit dhe scholz arrestohet 49 vjecari ne gjermani ja cfare organizate kriminale kishte krijuar me darknet 69132174578ed
Lajmi i radhës

Planifikonte atentat ndaj Merkelit dhe Scholz, arrestohet 49-vjeçari në Gjermani, ja çfarë organizate kriminale kishte krijuar me “darknet”

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë