horror ne durres 32 vjecari i dehur tenton te vrase komshiun pas sherrit mori makinen 68a08ad016985

Horror në Durrës! 32-vjeçari i dehur tenton të vrasë komshiun, pas sherrit mori makinën…

August 16, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Durrës, ku një 32-vjeçar ka tentuar të vrasë komshiun.

Pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), i riu tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth.

Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Pas kontrollit, rezultoi se autori ishte i dehur pasi kishte konsumuar alkool.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l”, njofton polica.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiprim pula kosoves i duhen automjete luftarake 68a08a1d61d51
Lajmi i mëparshëm

Shqiprim Pula: Kosovës i duhen automjete luftarake

nje realitet i ri me nje president te ri amerikanet jane ne prag te heqjes se adblue 68a08ad3776e8
Lajmi i radhës

Një realitet i ri me një president të ri – amerikanët janë në prag të heqjes së ADBlue!

Të fundit nga

ShkoLartë