homo sapiens nje milion vjecar zbulohet kafka analizat vertetojne vjetersine 68d6270059831

Homo sapiens, një milion vjeçar – Zbulohet kafka, analizat vërtetojnë vjetërsinë

September 26, 2025
1 minut lexim

Një kafkë e gjetur në Kinë, rreth 1 milion vjeçare, ka tronditur botën shkencore duke sugjeruar se njerëzit modernë (Homo sapiens) mund të kenë filluar të shfaqen gjysmë milioni vjet më herët nga sa besohej deri tani.

Zbulimi, i publikuar në revistën prestigjioze Science, u bë në provincën Hubei dhe përfshiu analizën e një kafke të njohur si Yunxian 2. Fillimisht mendohej se i përkiste Homo erectus, por pas rindërtimit me metoda kompjuterike dhe krahasimit gjenetik, studiuesit arritën në përfundimin se kafkat i përkisnin një grupi më të avancuar – të ngjashëm me Homo longi, një specie “motër” e Homo sapiens dhe Neandertalëve.

Sipas prof. Xijun Ni nga Universiteti Fudan dhe prof. Chris Stringer nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër, ky zbulim tregon se njerëzit modernë, Neandertalët dhe Homo longi mund të kenë bashkëjetuar për afro 800,000 vjet, shumë më gjatë nga sa është menduar. Kjo gjithashtu shpjegon mbetjet fosile të vjetra 800,000 – 100,000 vjeçare që deri më sot kanë qenë të vështira për t’u klasifikuar.

“Evolucioni i njeriut është si një pemë me disa degë kryesore që shpesh janë ndërthurur. Ky zbulim tregon se tre prej këtyre degëve kanë bashkëjetuar dhe ndoshta janë kryqëzuar për rreth një milion vjet,” tha prof. Ni.

Megjithatë, jo të gjithë ekspertët janë të bindur. Dr. Aylwyn Scally nga Universiteti i Kembrixhit paralajmëron se datimet janë ende të pasigurta dhe duhen më shumë prova, sidomos gjenetike, për ta konfirmuar plotësisht.

Nëse teoria vërtetohet, ajo mund të ndryshojë rrënjësisht kapitullin e hershëm të historisë sonë, duke sugjeruar se gjurmët më të hershme të Homo sapiens mund të gjenden jo vetëm në Afrikë, por edhe në Azi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mos harroni cadrat vranesira e reshje parashikimi i motit per diten e sotme ne shqiperi 68d626949da50
Lajmi i mëparshëm

Mos harroni çadrat! Vranësira e reshje, parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri!

renia e lindjeve ne britani rrezikon mbylljen e 800 shkollave fillore 68d6281435aa8
Lajmi i radhës

Rënia e lindjeve në Britani rrezikon mbylljen e 800 shkollave fillore

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë