holly willoughby le pas itv ne nis nje aventure te re ne youtube 6a5f09fb4d7cf

Holly Willoughby lë pas ITV-në, nis një aventurë të re në YouTube

July 21, 2026
1 minut lexim

Moderatorja e njohur, 45 vjeçe, Holly Willoughby konfirmoi javën e kaluar se emisioni i saj i ri i stilit të jetesës, me titull Together, do të nisë transmetimin në fund të këtij muaji, ndërsa prezantoi edhe logon e tij rozë.

Të hënën, Holly u shfaq elegante si gjithmonë, e veshur me një kostum blu të përbërë nga xhaketë dhe pantallona, gjatë eventit luksoz të mëngjesit.

Ajo e kompletoi pamjen me sandale të zeza me rripa, një çantë të së njëjtës ngjyrë dhe syze dielli, duke buzëqeshur para se të hynte në ambientet e aktivitetit, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.

Image

Holly Willoughby

Mail on Sunday zbuloi që në janar se Holly, e cila ka një karrierë gati 25-vjeçare në televizion dhe thuhet se përfitonte rreth 730 mijë paund në vit nga ITV, ishte duke punuar për një projekt të ri dixhital.

Holly Willoughby Together do të nisë më 28 korrik dhe do të transmetohet dy herë në javë. Emisioni do të ndahet në pesë rubrika: Talk Together, Cook Together, Look Good Together, Better Together dhe Hang Out Together.

Image

Holly Willoughby

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump paralajmeroi hakmarrje per vrasjen e ushtareve shba nisi nje vale te re sulmesh ndaj iranit 6a5f0930ee1d3
Lajmi i mëparshëm

Trump paralajmëroi hakmarrje për vrasjen e ushtarëve, SHBA nisi një valë të re sulmesh ndaj Iranit

mendimin tuaj qe kosoves te mos i jepet statusi i republikes ne e quajme zbulohet letra teper sekret e enverit per fadil
Lajmi i radhës

“Mendimin tuaj, që Kosovës të mos i jepet statusi i republikës, ne e quajmë…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën

Të fundit nga

ShkoLartë