Policia e Tiranës arrestoi shtetasit K. M., 19 vjeç dhe E. A., 20 vjeç
Kjo pasi, 19-vjeçari u konstatua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke hedhur nga dritarja e automjetit me të cilin lëvizte, dyshohet një sasi Cannabisi, për të cilën dyshohet se ka patur dijeni 20-vjeçari.
Nga kontrolli i mëtejshëm në automjetin me të cilin lëviznin ata, u gjetën lëndë piroteknike.
Lënda narkotike u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me lëndët piroteknike.
Burimi: botasot.info


