historike per bujqesine 20 milione denare per rindertimin e siloseve ne prilep 689627861423f

Historike për bujqësinë, 20 milionë denarë për rindërtimin e siloseve në Prilep

August 8, 2025
1 minut lexim

Sot është hedhur një hap i madh drejt modernizimit të infrastrukturës bujqësore në vend. Në ambientet e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural është nënshkruar marrëveshja për përdorimin e fondeve nga programi për zhvillim rural, në vlerë prej 20 milionë denarësh, për rindërtimin e siloseve në qytetin e Prilepit.

Për herë të parë që nga ndërtimi i tyre në vitin 1972, siloset për ruajtjen e kulturave të drithërave do t’i nënshtrohen një rikonstruksioni të pjesshëm, i cili do të realizohet nga NP AGRO – BURSA Shkup, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.

Ky projekt do të rrisë ndjeshëm kapacitetet funksionale të këtij objekti strategjik për bujqësinë vendore: Kapaciteti i përgjithshëm i ruajtjes do të zgjerohet nga 40,000 ton në 50,000 ton; Kapaciteti i pranimit dhe dorëzimit të drithërave do të rritet nga 30 ton në 100 ton në orë.

Sipas drejtorit të NP AGRO – BURSA Shkup, Mevludin Aliu, rindërtimi do të realizohet në vitin 2025, ndërsa në vitin 2026 pritet të përfundojë rikonstruksioni i plotë, duke modernizuar tërësisht sistemet dhe teknologjinë që i përket këtij objekti me rëndësi të madhe për prodhuesit bujqësorë. “Po ndërtojmë një kapacitet modern, funksional dhe të qëndrueshëm që do t’u shërbejë brezave të ardhshëm dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të bujqësisë kombëtare”, theksoi drejtori Aliu.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a do izolohet diddy ne shtepi vendimi mund te merret se shpejti 6896234e1ba0f
Lajmi i mëparshëm

A do izolohet Diddy në shtëpi? Vendimi mund të merret së shpejti

nga pronari i hotelit te personi qe i conte ushqimin dhe berberi personal jepen sot masat per bashkepunetoret e flodian plakut 6896360e0362d
Lajmi i radhës

Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal/ Jepen sot masat për bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

Të fundit nga

ShkoLartë