Hira Events Decor ka zyrtarizuar marrëveshjen me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në kuadër të kampanjës së tyre humanitare.
Marrëveshja u nënshkrua nga Liridona Sabedinaj, udhëheqëse e Hira Events Decor dhe Albanë Zogu Morina nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
Nga çdo pako e shitur, ndahen një euro për fëmijë e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duke kontribuar në mbështetjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore.
Me këtë rast u bëhet thirrje kompanive, institucioneve dhe individëve që të bëhen pjesë e kësaj nisme përmes blerjeve të tyre, për të krijuar së bashku ndikim pozitiv për fëmijët që kanë nevojë për përkrahje.
Burimi: botasot.info


