himare ndezi zjarr per pastrim por dogji siperfaqen e tokes procedohet penalisht 51 vjecari 687a15e5790af

Himarë/ Ndezi zjarr për pastrim, por dogji sipërfaqen e tokës, procedohet penalisht 51-vjeçari

July 18, 2025
1 minut lexim

Një zjarr i ndezur për pastrim bari përfundoi me djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke me bimësi në fshatin Borsh të Himarës.

Autori i dyshuar është identifikuar nga policia dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së shtetasit M. K., 51 vjeç, banues në Borsh, i cili dyshohet se ndezi zjarr me qëllim pastrimin e një sipërfaqeje toke, por flakët dolën jashtë kontrollit. Si pasojë, u dogj një zonë kullotash, me shkurre dhe ferra.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë ndërhynë menjëherë dhe kryen veprimet procedurale, duke referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. M. K. do të përballet me akuzën për zjarrvënie e pakujdesshme, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmet e plota.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski identiteti maqedonas duhet te garantohet qarte ne dokumentet evropiane 687a075fa5ddb
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Identiteti maqedonas duhet të garantohet qartë në dokumentet evropiane

turpi serb provokohet kosova uefa te veproje 687a165d3b01a
Lajmi i radhës

Turpi serb, provokohet Kosova! UEFA të veprojë

Të fundit nga

ShkoLartë