hill demaci nuk ishte nje person me te cilin mund te bashkepunohej 691455c06f17d

Hill: Demaçi nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunohej

November 12, 2025
1 minut lexim

Trupi gjykues e pyeti Hillin për Adem Demaçin. Sipas diplomatit amerikan në pension, Demaçi ishte një person që kishte qëndrime të ashpra ndaj Serbisë dhe “një lloj mllefi” pasi kishte qenë i burgosur.

“Ai nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunoje, të punoje në një dokument. Kishte opinione shumë të forta. Por, në aspektin e bashkëpunimit ishte i vështirë dhe ne nuk ishim të interesuar ta promovonim atë si person”, tha Hill.

I pyetur nëse ishte kundër që Demaçi të bëhej pjesë e ekipit për në Rambuje, Hill tha se nuk ishte në favor që ai të merrte rol udhëheqës.

“Në mungesë të komandës, kishte luftë mes njerëzve për pozicione. Ai mendonte se kishte vuajtur më shumë dhe mendonte se i takonte një rol udhëheqës. Unë nuk doja që ai të ishte personi që ta konsolidonte këtë rol. Ishte shqetësim”, tha ai. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kjo ndodh vetem ne kupen e frances klubi udheton 36000 kilometra per te luajtur ndeshjen si mysafir 691455b3a57b9
Lajmi i mëparshëm

Kjo ndodh vetëm në Kupën e Francës: Klubi udhëton 36,000 kilometra për të luajtur ndeshjen si mysafir

emri krijoi profil te rreme ne rrjetet sociale me logon dhe emrin e nje banke dhe ofronte kredi te paautorizuara nje i arrestuar dhe dy te proceduar ne tirane 69145663980dd
Lajmi i radhës

Emri/ Krijoi profil të rremë në rrjetet sociale me logon dhe emrin e një banke dhe ofronte kredi të paautorizuara, një i arrestuar dhe dy të proceduar në Tiranë

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë