hidhet gaz lotsjelles i skaduar ne proteste 69751f7ab89d9

Hidhet gaz lotsjellës i skaduar në protestë

January 24, 2026
1 minut lexim

Policia duket se ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar kundër protestuesve në të shtunën.

Një prej bombolave të hedhura, e siguruar nga A2, ka të shkruar datën e prodhimit në korrik të vitit 2019 dhe datë skadence në korrik 2023.

Gazi u përdor në godinën e Kryeministrisë pasi protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarrë ndërsa u hodh edhe te Parlamenti, pas përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit

Disa efektivë policie janë lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë në protestën e opozitës.

Policia ka njoftuar se efektivët e lënduar po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Më herët, një person u dërgua me ambulancë për trajtim mjekësor, pasi mbeti i lënduar në protestën e opozitës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

debate te ashpra mes dolces dhe albes je genjeshtare 69750cd3887f5
Lajmi i mëparshëm

Debate të ashpra mes Dolces dhe Albës: “Je gënjeshtare!”

vjen lajmi i madh per kuqezinjte 69751fee1b9f9
Lajmi i radhës

Vjen lajmi i madh për kuqezinjtë

Të fundit nga

ShkoLartë