Prania e opinionistëve Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi i dha një tjetër atmosferë dasmës në Big Brother, por ishte një detaj i veçantë ai që tërhoqi më së shumti vëmendjen e publikut.
Nga pamjet dhe postimet që po qarkullojnë gjerësisht, ndjekësit kanë vënë re një moment të pazakontë mes Mirit dhe Arbër Hajdarit.
Edhe pse dyshja ka pasur përplasje të vazhdueshme dhe debate të forta që prej fillimit të këtij sezoni, duke qenë shpesh në anë të kundërta, duket se mbrëmjen e kaluar situata ka marrë një kthesë të papritur.
Sipas materialeve të shpërndara nga fansat e emisionit, janë ngritur dyshime për mungesë transparence nga ana e produksionit.
Pretendohet se Miri dhe Arbri janë pozicionuar në një pjesë të shtëpisë që nuk mbulohej plotësisht nga kamerat, një situatë që është komentuar si ‘transparencë zero’.
Më tej u tha se Arbri e mori Mirin dhe janë larguar së bashku drejt një ambienti tjetër, pa qenë e qartë se ku shkuan apo çfarë u diskutua mes tyre.
Mbetet për t’u parë nëse këto dyshime do të sqarohen gjatë spektaklit të së martës në BBVA.
Burimi: botasot.info


