hetuesit ukrainas kunder korrupsionit kryejne kontrolle ne zyren e yermakut 69296ed32a244

Hetuesit ukrainas kundër korrupsionit kryejnë kontrolle në zyrën e Yermakut

November 28, 2025
1 minut lexim

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO) kanë kryer kontrolle në zyrën e shefit të stafit të Presidencës, Andriy Yermak, njoftoi NABU më 28 nëntor.

“Veprimet hetimore janë autorizuar dhe po kryhen si pjesë e hetimit. Detajet do të publikohen më vonë”, u tha në njoftim.

Një korrespondent i medias ukrainase, Ukrayinska Pravda, duke raportuar nga vendi i ngjarjes publikoi fotografi të punëtorëve të agjencisë kundër korrupsionit duke hyrë në qarkun qeveritar në Kiev, por nuk dha detaje të tjera.

Natyra e kontrolleve dhe statusi aktual i shefit të stafit të presidentit, Volodymyr Zelensky, aktualisht nuk dihen.

Zyra e Yermakut ka konfirmuar se po bashkëpunojnë plotësisht me hetuesit.

“Sot, NABU dhe SAPO po kryejnë veprime procedurale në shtëpinë time. Hetuesit nuk po përballen me asnjë vështirësi. Atyre u është dhënë qasje e plotë në banesën time dhe avokatët e mi janë në vendngjarje duke ndërvepruar me zyrtarët e zbatimit të ligjit. Sa më përket mua, unë kam ofruar bashkëpunim të plotë”, shkroi Yermak në Telegram.

Yermak konsiderohet se është një nga zyrtarët më të fuqishëm në Ukrainë dhe ai udhëhoqi delegacionin ukrainas gjatë bisedimeve me Shtetet e Bashkuara në Gjenevë javën e kaluar lidhur me mundësinë e arritjes së një ujdie për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Ukraina është goditur nga një skandal korruptiv javëve të fundit, pasi është zbuluar se fondet që duhej të shkonin për mbrojtjen e infrastrukturës së energjisë janë devijuar.

Disa individë me ndikim, të lidhur me Zelenskyn, janë implikuar në këtë skemë. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

debora zbardh edhe bulqizen autoritetet thirrje drejtuesve te mjeteve kujdes nga prezenca e ngricave ne rruge 69296e6411b5d
Lajmi i mëparshëm

Dëbora zbardh edhe Bulqizën, autoritetet thirrje drejtuesve të mjeteve: Kujdes nga prezenca e ngricave në rrugë

anketa e nspcc mbi shantazhimin e femijeve ne internet 1 ne 10 prinder ne mbreterine e bashkuar pohojne kercenimet online 69297085b97dd
Lajmi i radhës

Anketa e NSPCC mbi shantazhimin e fëmijëve në internet: 1 në 10 prindër në Mbretërinë e Bashkuar pohojnë kërcënimet online

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë